12:31 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Akademi përkujtimore për heronjtë Afrim Zhitia, Agron Rrahmani dhe vëllezërit Fazliu

Po mbahet akademi përkujtimore për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Në këtë akademi po marrin pjesë presidenti i republikës, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, Bekim Jashari dhe Ramiz Ladrovci.

Katër heronjtë e kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, do të rivarrosen sot në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen Velania në Prishtinë./Indeksonline/