18:03 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

“Akademia e Flakës” hap të premten manifestimin kulturor “Flaka e Janarit 2020”

Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, të premten (17 janar), me fillim në ora 16:00, mbahet “Akademia e Flakës”.

 Në këtë ditë  shënohet zyrtarisht hapjen e manifestimit “Flaka e Janarit 2020”, i cili sivjet i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, Abdullah Tahiri.

Ndërkaq, në ora 17:30, hapet Ekspozita kolektive e arteve pamore – Peneli i Flakës, në Galerinë e Qytetit.

Më tutje vazhdon me Akademinë për Rugovën, më 21 janar, në shënim të 14-vjetorit të shkuarjes në amshim të presidentit të parë të Kosovës.

Nga 22-26 janar mbahet Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”, i cili sivjet pritet të jetë i jashtëzakonshëm.

Më 28 janar mbahet Festivali i këngës për fëmijë “Xixat e Flakës” në sallën e Teatrit të qytetit.

Ndërkaq, në ditën e fundit, më 31 janar, zhvillohen dy aktivitete – Ora e madhe letrare “Pena e Flakës”, ku shpallen edhe rezultatet e konkursit letrar si dhe Festivali i këngës popullore “Fest Flaka”.

Ky është edicioni i 29-të i “Flakës së Janarit”.