75 Mall Live Search
12:50 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / KV

Akademia e Tregut Unik (SMA) u prezantua zyrtarisht në Podgoricë

Prezantimi i Akademisë së Tregut Unik (SMA) shënon një fazë tëre në procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor — njëfazë që fokusohet në forcimin e institucioneve, zhvillimin e aftësiveprofesionale dhe ndërtimin e besimit të nevojshëm për qasjen në Tregun Unik të Bashkimit Evropian.

Si një nga iniciativat prioritare në kuadër të Planit të Rritjes sëBE-së për Ballkanin Perëndimor, Akademia do të ndihmojë nëshndërrimin e angazhimeve të reformës në dije praktike, kapaciteteinstitucionale dhe mekanizma të qëndrueshëm bashkëpunimindërmjet vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Prezantimi zyrtar u mbajt sot në Podgoricë, në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi. Akademia e Tregut Unik është njëplatformë rajonale që ofron mbështetje profesionale përinstitucionet e Ballkanit Perëndimor në përafrimin me rregullat dhepraktikat e Tregut Unik të BE-së.

Ceremonia u hap nga Kryeministri i Malit të Zi, z. MilojkoSpajić, dhe morën pjesë zëvendëskryeministra dhe ministra tëQeverisë së Malit të Zi, përfaqësues të Komisionit Evropian, tëQeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, institucione ngai gjithë rajoni dhe ekspertë ndërkombëtarë.

“Duhet ta kuptojmë se procesi i integrimit të plotë nuk përfundonnë letër — madje nuk përfundon as me vetë anëtarësimin në BE. Ai duhet të jetë i mishëruar në çdo institucion, çdo procedurë, çdoproces prodhimi dhe në çdo kompani që synon të funksionojë sipasrregullave të Tregut Unik të Bashkimit Evropian,” thaKryeministri Milojko Spajić, duke theksuar se roli i Akademisëështë të përgatisë profesionistë vendas që të punojnë sipas tënjëjtave standarde si kolegët e tyre në shtetet anëtare të BE-së.

“Nëpërmjet bashkëpunimit që forcon besimin, Mali i Zi nuk ështëmë vetëm përpara — ai po ndihmon në udhëheqjen e procesit tëbashkimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian,” shtoiai.

Gjatë kesaj ceremonie u arrit nënshkrimi simbolik i partneritetitEU4Trade, duke rikonfirmuar angazhimin e përbashkët përforcimin e sistemeve të standardizimit, akreditimit, metrologjisëdhe mbikëqyrjes së tregut në të gjithë rajonin.

Ambasadori i BE-së në Mal të Zi, Sh.T.Z. Johann Sattler, theksoi:

“Prezantimi i sotëm është më shumë sesa fillimi i një projekti; ai shënon fillimin e një partneriteti të ri të bazuar në standarde tëpërbashkëta, të mësuarit e përbashkët dhe një vizion të përbashkëtevropian. Akademia e Tregut Unik mishëron se çfarë duhet të jetëmarrëdhënia BE–Ballkani Perëndimor: e bazuar në arsim, me qasjepraktike dhe e përqendruar në rezultate që qytetarët dhe biznesetmund t’i ndiejnë në jetën e përditshme. Mali i Zi e ka merituar tëjetë mikpritës i këtij projekti dhe i inkurajoj të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë maksimalisht nga kjo Akademidhe mundësia për t’u afruar me Tregun Unik.”

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Mal të Zi, Sh.T.Z. Peter Felten, theksoi se Akademia përfaqëson pikërisht atëqë Gjermania synon të promovojë dhe mbështesë në BallkaninPerëndimor:

“Duke forcuar Tregun UnikRajonal, ne gjithashtu mbështesimBallkanin Perëndimor në përgatitjen për Tregun Unik të BE-së dhepër anëtarësimin në BE,” deklaroi ai.

Akademia u preznatua në mënyrë simbolike nga znj. Maida Gorčević, Ministre e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi, dhe Dr. Tanja Bošković, Menaxhere e Projektit GIZ EU4Trade.

“Sot, mund të them me krenari se kemi bërë gjithçka për ta kthyerkëtë ide në realitet — në një projekt që do t’i shërbejë të gjithërajonit, duke mbajtur me krenari vulën e Malit të Zi. Kur flasim përAkademinë e Tregut Unik, nuk flasim vetëm për një projekt — por për një instrument që lidh reformat me rezultatet dhe krijon njëkornizë të përbashkët besimi, një urë ndërmjet rajonit tonë dheBashkimit Evropian,” tha ministrja Gorčević.

“Për Malin e Zi, kjo urë ka një domethënie të veçantë — ajo çondrejtpërdrejt anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian në tëardhmen,” shtoi ajo.

Dr. Tanja Bošković theksoi se Akademia “nuk është thjesht njëprogram, por një hapësirë e përbashkët për mësim, besim dhepërparim. Ne jemi gati. Partnerët janë këtu. Rruga është e hapur. Tani — ndërtojmë urën,” përfundoi ajo.

Gjatë ngjarjes u nënshkrua edhe një Deklaratë CeremonialeBashkëpunimi në kuadër të programit EU4Trade, dukerikonfirmuar angazhimin e përbashkët të Komisionit Evropian, Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe GIZ për tëmbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përgatitjen për Tregun Unik të BE-së nëpërmjet themelimit të Akademisë së Tregut Unik.

Akademia e Tregut Unik (SMA) është themeluar në kuadër tëprojektit EU4Trade, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropiandhe Qeveria e Gjermanisë, dhe zbatuar nga GIZ.