Akademia nga Prizreni që po “prodhon” talentë të nivelit evropian
Prizreni njihet si qyteti që kanë dalë shumë futbollist të mëdhenj, e së fundmi edhe dyshja e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi dhe Anel Rashkaj.
Rrugën për të vazhduar me zbulimin e talenteve është edhe shkolla “Lidhja e Prizrenit”, e cila drejtohet nga ish-kapiteni legjendar i Lirisë, Ismail Berisha.
Vetëm vitet e fundit, shkolla që këtë vit garon edhe në Ligën e tretë Regjionale te Kosovës, ka nxjerrë tetë futbollistë që kanë luajtur në skuadra të mëdha si jashtë ashtu edhe brenda Kosovës.

Lojtarët që luajnë në Kosovë janë: Muhamed Berisha KF Vellaznimi (Gjakove), Edison Rakaj KF Liria (Prizren), Qendrim Kurtaj KF Drini i Bardhe (Gjonaj-Prizren), Ditmir Krasniqi Ekrem Ademaj Behar Osmanaj dhe Kushtrim Berisha KF Vellazeria (Zhur).
Ndërsa 4 lojtare tjerë janë jashtë Kosovës ku me mjaft sukses janë duke luajtur dhe pritet shpërthimi i tyre neper klube te njohura si: Mentor Thaqi – FC Saxon Sports (Zvicer), Adnan Qenaj – Sk Rapid Wien (Austri), Rinor Krasniqi – VFL Herrenberg (Gjermani) dhe Elson Saramati – TSV Schmiden (Gjermani).
Shkolla tashmë ka edhe dy lojtar të rinj që janë shumë premtues, Suhejb Berisha 16 vjeqar dhe Eliot Begaj 15 vjeqar te cilët dje kane debutuar ne ekipin e parë të senioreve /IndeksOnline/
