75 Mall Live Search
14:19 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Akademia suedeze ia kthen letrën Mehmet Krajës: Ne e vlerësuam veprën e Handkes, jo personalitetin e tij

Akademia Suedeze ia ka kthyer letrën kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, lidhur me kërkesën që të anulohet çmimi “Nobel” i dhënë për shkrimtarin austriak proserb, Peter Handke.

Në letrën e Akademisë suedeze drejtuar kreut të ASHAK-ut shkruan se çmimi “Nobel” për letërsi i është dhënë Peter Handkes për veprës që ka krijuar e jo për personalitetin e Handkes.

Ndërkaq në letër thuhet se ndarja e çmimit “Nobel” është në përputhje me testamentin e Alfred Nobel.