13:46 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

AKB: Bizneset dhe doganat- dy organizatat më taksambledhëse dhe taksapaguese

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, me bashkëpunëtorët ka pritur drejtorin e përgjithshëm të Doganave të Kosovës Bahri Berisha me bashkëpunëtorët, ku kanë biseduar për shumë çështje me theks të veçantë për temën: Doganat e Kosovës në shërbim të  bizneseve  dhe prodhuesve vendorë.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se në kuadër të 20-vjetorit të Doganave të Kosovës, drejtori i saj ka realizuar vizitën e parë në AKB gjë, e cila ka rëndësi të veçantë. 

“Kjo vizitë ka për qëllim rritjen e bashkëpunimin reciprok për të mbështetur të gjitha bizneset në Kosovë, ku kemi biseduar për çështje të rëndësishme për afirmimin e Doganave… dhe bizneseve që janë dy organizatat më taksambledhëse dhe taksapaguese më të mëdhatë”, tha Shahini.

Ai shtoi se edhe pse ka pak probleme në krahasim me importe janë të vogla, por ne do të mundohemi që asnjë biznes të mos ketë probleme dhe të bëjë rritje në këtë aspekt.

 Sipas tij me këtë rritet bashkëpunimi reciprok për të krijuar kulturë fiskale.

Nga ana tjetër drejtori i Doganave së Kosovës, Bahri Berisha, tha se  do të vazhdojnë të jetë përkrahëse e vazhdueshme e komunitetit të bizneseve në vend dhe do të jetë partner edhe në të ardhmen.

Sipas tij në vitet në vazhdim Doganat… do të avancohet edhe më shumë në përkrahje të të gjitha bizneseve.

“Doganat… kanë një rol të rëndësishëm për shtetin, veçanërisht për bizneset. Në fuqi janë ligjet që bizneset paguajnë doganat në kufi për mallrat e importuara. Nga 400 mijë procedura kemi vetëm 800 ankesa  apo 0.02% të çdo procedure të ankesave. Doganat… janë për t’u vlerësuar lartë. Kjo është arritur falë bashkëpunimit me AKB-në”, tha Berisha

Drejtori shtoi se Doganat… do të jetë përkrahëse e të gjitha bizneseve, qoftë në shkurtimin e kostos kohore dhe financiare dhe do të jenë partnere edhe në të ardhmen. Në dekadën e ardhshme do të jemi edhe më të avancuar në rritjen e bizneseve. Doganat… janë në shërbim të të gjithëve.

Në takim ishin edhe përfaqësues të bizneseve ku kanë diskutuar  lidhur me pengesat dhe sfidat të cilat po ballafaqohen me administratën doganore, në Kosovë.