75 Mall Live Search
16:31 / E Shtunë, 13 Prill 2024 / MSH

AKB-ja dhe MPB-ja nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me SHRBSH-në

Aleanca Kosovare e Bizneseve-AKB, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Organizata ekonomike SHRBSH nënshkruan memorandum bashkëpunimi mes veti me qëllim të përfitimit të Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve gjatë pushimeve verore-dimërore në Shqipëri me zbritje deri 20%.

Agim Shahini, Kryetari i AKB-së tha se Kosova është e të gjithë shqiptarëve ashtu edhe Shqipëria por ne duhet të rrisim shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve mes veti si një treg kombëtar, ku vitin e kaluar arritën vlerën mbi 440 milionë euro.

AKB-ja është në funksion të bizneseve por edhe të Policisë e Zjarrfikësve se Kosovës ku arritëm ndërmjetësimin në favor të përfitimeve të uniformës Policore dhe Zjarrfikësve deri 20% në Hotelet Shqiptare.

Xhelal Sveçla, ministër i MPB-së të Republikës së Kosovës tha se për policët e zjarrfikësit dhe familjarët e tyre është një mbështetje konkrete që të përfitojnë nga kjo marrëveshje zbritje deri 20% por mbi të gjitha është mirënjohje për punën e tyre në shërbim të Sigurisë Kombëtare.

Kryetari i SHRBSH-së, Kujtim Dervishi tha se Shqipëria do të jetë edhe këtë vitë në konkurencën me shumë vende në Ballkanin Perëndimor por në jemi më të mirë pasi kemi hotele shërbim dhe infrastrukturë fizike të përshtatëshme për pushuesit kosovar dhe për policët e zjarrfikësit dhe familjarët e tyre do ju japim subvencionimi për pushim gjatë 365 ditë në vitë deri 20% zbritje në 45 hotele bujtina dhe restaurante shqiptare.

Të pranishëm ishin edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, zëvendësdrejtori Fehmi Hoti, Sindikata e Policisë, zjarrfikësit dhe AME, si dhe përfaqësues të bizneseve Kosovë-Shqipëri.