12:56 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

AKB-ja kërkon që këtë vit bizneset të mbështeten me 1 miliard euro

Aleanca Kosovare për Biznese vlerëson se 15 masat e Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike është hap i mirë, por i vonuar.

Drejtori i AKB-së, Agim Shahini thotë se vlera 200 milionë euro e ndarë nga Qeveria, është e vogël për krizën që janë duke u përballur bizneset dhe qytetarët e Kosovës.

“AKB-ja gjatë vitit të kaluar, por edhe tashti ka vizituar shumë subjekte ekonomike e biznesore, duke marrë shënime dhe kërkesa nga terreni për gjendjen e vështirësuar prej pandemisë dhe masave bllokuese dhe mungesa e fondeve të kufizuara për të mbështetur ekonominë e cila në fund të prillit të viti të kaluar i patëm kërkuar Qeverisë një fond 500 milionësh për rimëkëmbje”, shkroi Shahini na profilin e tij.

Ai, ai tha se këtë vit Qeveria duhet të futet në mbështetje të bizneseve 1 miliard euro për të fuqizuar konsumin dhe për të mbijetuar sektorin privat.