15:21 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

AKB mbi 60 milionë euro shpenzuan për viza bizneset dhe qytetarët

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e mirëpret lajmin që edhe Kosova ka marrë sinjale për të qen e barabartë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor sa i përket lëvizjes së lirë të bizneseve dhe qytetarëve të vendit.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se humbjet e bizneseve dhe qytetarëve që nga viti 2016 e këndej kap vlerën rreth 60 milionë euro të cilat kanë mundur të evitohen me punën më të përgjegjshme të institucioneve te Kosovës për ti përmbush kushtet dhe kriteret të cilat padrejtësisht BE-ja i patë bere Kosovës.
“Liberalizimi i vizave për të cilën ende nuk kemi datë se kur do të filloj së zbatuari ne nuk duhet te marrim si privilegj për kosovarët por si një barazi e vonuar me vendet e Ballkanit për të cilën Kosova ishte i vetmi vend i izoluar”, tha ai,telegrafi. Sipas Shahinit, vonesat për liberalizim të vizave bizneset dhe qytetarët duhet të kërkojnë përgjegjësin në institucionet e vendit.

“Shpresojmë që në vitin e ardhshëm bizneset dhe qytetarët e Kosovës do të ju hapet perspektiv e re që do te lëvizin lirshëm për biznes, studime, aktivitete kulturore dhe sportive, vizitat familjare por edhe shërbime shëndetësor për të cilat qytetarët kanë vuajtur për mungesë të vizave”, ka thënë Shahini.

Nëse liberalizohen vizat vendi, sipas Agim Shahinit, do të kursente mbi 20 milionë euro në baza vjetore.