15:50 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / mp

AKB: Për dy vite u shuan 20 mijë biznese dhe 50 mijë persona mbeten pa punë

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka publikuar një studimin hulumtues të trendit të ndërmarrësisë për periudhën 2020 – 2022.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se rezultatet e këtij studimi kanë pasqyruar një realitet jo të mirë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës, duke pasqyruar një trend të rritjes së mbylljes së bizneseve. Ai theksoi se gjatë vitit 2020, gjatë pandemisë, janë mbyllur 20 mijë biznese e kanë mbetur pa punë më shumë se 50 mijë punëtor.

“Ndërmarrësit në Kosovë ishin në gjendje jo të mirë. Kjo gjendje për fat të keq po e përcjell biznesin për një kohë të gjatë duke filluar nga pandemia Covid-19, pastaj nga kriza globale e sidomos të vitit të fundit 2022 si rezultat i luftës në Ukrainë dhe Rusi. Në vitin 2020 vit i pandemisë. Në këtë vit bizneset u mbyllën me numër rekord rreth 20 mijë sosh. Pandemia ka mbyllur shumë biznese por edhe ka lënë të pa punë shumë punëtorë rreth 50 mijë”, tha ai.

Ky vit sipas Shahinit  do të mbahet në mend si vit i mbylljes dhe shuarjeve masive të bizneseve në dy dekadat e fundit. Sipas tij numri i bizneseve të mbyllura është shumë më i lartë , krahasuar me biznese të reja që janë të regjistruara 9 mijë e 794 biznese .

Avokati Arianit Koci, tha se me mbylljen e bizneseve minimum 20 familje kanë mbet pa punë.

“Mbyllja e një biznesi do të thotë edhe mbetje pa punë. Këto mbyllje marramendëse që kanë ndodhur në vitin 2020 dhe 2021 do të thotë përkthehet që aq familje që kanë mbet pa punë, dhe nëse janë mbyll apo janë falimentuar apo për çfarëdo arsyeje janë pushu një biznes do të thotë minimum 20 familje kanë mbet pa punë”, tha ai.