75 Mall Live Search
11:21 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

AKI e njoftoi Kadri Veselin se jeta e tij është në rrezik

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është ftuar sot nga Gjykata Themelopre në Prishtinë për të dhënë dëshminë e tij në rastin “Syri i popullit”.

Ai kishte një debat të ashpër me njërin prej të akuzuarve, Avni Llumnicën ku bëri që të intervenoi edhe Policia e Kosovës. Veseli gjatë dëshmisë së tij tha se ai ishte paralajmëruar nga Agjencia e Inteligjencës Kosovare, se jeta e tij është në rrezik.


“AKI-ja më ka paralajmëruar 2-3 ditë përpara se me ndodhë atentati ndaj Azem Vllasit. Më kanë thënë se rrezikohet jeta ime. Nuk iu kam besu, që mundet dikush të bëjë diçka të tillë”, ka thënë Veseli./Indeksonline/