75 Mall Live Search
17:56 / E Shtunë, 03 Shkurt 2024 / G T

Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka siguruar medaljen e bronztë për Kosovën në Grand Slamin e Parisit.

Gjakova në finalen për vendin e tretë mposhti xhudistin nga Uzbekistani, Shakharm Akhadov, shkruan Indeksonline

Një përballje tejet interesante u zhvillua mes dy xhudistëve e cila shkoi në “Golden Score”.

Kjo ishte medalje e dytë për Kosovën në Paris, pasi ditën e djeshme të artën e fitoi Distria Krasniqi./Indeksonline/