Akil Gjakova humb në finale, fiton medaljen e argjendtë në Paris

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit.
Gjakova në finale u mposht nga Shakhram Ahadov nga Uzbekistani, shkruan Indeksonline
Gjakova bëhet xhudisti i dytë që merr medalje nga ekipi i Kosovës sonte në Paris.
Kujtojmë që medaljen e bronztë pak orë më parë e fitoi Distria Krasniqi./Indeksonline/