75 Mall Live Search
14:56 / E Shtunë, 01 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Akil Gjakova i siguron medaljen Kosovës në Grand Slamin e Parisit, Distria e Nora garojnë për të bronztën

Kosova ka siguruar një medalje në Grand Slamin e Parisit.

Xhudisti Akil Gjakova ka arritur në finale, ku do të garojë për medlajen e artë, shkruan IndeksOnline.

Ai në gjysëmfinale mposhti italiani Manuel Lombardo, derisa në finale pëballet me Shakhram Ahadov.

Ndërkohë dy xhudistet e tjera kosovare, Distria Krasniqi e Nora Gjakova do të garojnë për medaljen e bronztë.

Distria u ndal në gjysëmfinale nga xhudistja japoneze, Kisumi Omoir, ndërsa Nora u mposht në çerekfinale, derisa nga repezashi po kërkon medaljen e bronztë.

Kosova u përfaqësua në Grand Slamin e Parisit edhe nga Dardan Cena e Erza Muminoviq, por që u elimiminuan shumë herët./IndeksOnline/