Akil Gjakova kalon në gjysëmfinale të Grand Slamit në Paris

Akil Gjakova është kualifikuar në gjysëmfinale të Grand Slamit të Parisit.
Xhudisti kosovare fitoi luftën e tretë radhazi, duke e mposhtur me Waza-ari, në çerkfinale xhudistin nga Azerbejxhani, Rashid Mammadaliyev.
Në dy luftat e para, Gjakova fillimisht mposhti xhudistin francez, Peter Jean dhe japonezin, Shusuke Uchimura./IndeksOnline/