16:01 / E Shtunë, 19 Gusht 2023 / Gj. Sh

Akil Gjakova kalon në gjysmëfinale të Grand Prix në Zagreb

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka arritur në gjysmëfinale të Grand Prix në Zagreb të Kroacisë.

Ai në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon, garuesin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.

Gjakova në xhiron e tretë mposhti me dy Wazaari për Ippon, izraelitin Oron Giner.Akili në çerekfinale mposhti me Wazaari, sllovenin Martin Hojak.

Xhudisti kosovar në gjysëmfinale takohet me algjerianin Messaoud Redouane Dris./IndeksOnline/