75 Mall Live Search
14:26 / E Diele, 15 Qershor 2025 / Gj. Sh

Akil Gjakova mbetet pa medalje

Ka përfunduar rrugëtimi i Akil Gjakovës në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në rrethin e tretë, xhudisti kosovar u mposht nga braziliani,  Daniel Cargnin ku mbeti pa medalje.

Kujtojmë që në raundin e parë Akil Gjakova kaloi pa luftë, në të dytin mposhti rumunin, Ioan Dzitac.

Kosova në Kampionatin Botëror të xhudos garon me tre xhudistë, Distria Krasniqi dje u shpall nënkampione e botës në kategorinë deri 52 kg, duke fituar medaljen e argjendtë. derisa nesër do të jetë dita e Laura fazliut./IndeskOnline/