Akil Gjakova nuk arrin të fitojë medaljen e bronztë në Evropianin e Xhudos
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova nuk arriti t’i sjellë Kosovës një medalje.
Ai u mposht nga xhudisti turk, Bilal Ciloglu në Evropianin e Xhudos që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Përveç tij, në garë morën pjesë edhe Laura Fazliu dhe Dardan Cena, me Fazliun që u eliminua në raundin e parë dhe Cena që u eliminua në raundin e dytë./IndeksOnline/

