20:18 / E Martë, 16 Prill 2024 / MSH

Akil Gjakova sonte dorëzohet në polici!

Gjatë ditës, Policia e Kosovës shpalli në kërkim xhudistin Akil Gjakova.

I njëjti po kërkohej për veprën penale “Dhunë në familje”, ndaj gruas së tij.

Burime të Indeksonline pohojnë se Gjakova pas pak do të sjellet në stacionin policor në komunën e Pejës.

Burimet konfirmojnë se Gjakova po sjellet nga Shqipëria dhe është rrugës për në organet e sigurisë.

Indeksonline gjatë ditës ka kontaktuar edhe me avokaten e Gjakovës, e cila ka refuzuar të përgjigjet mbi rastin./Indeksonline/