75 Mall Live Search
22:28 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Akil Gjakova zgjedhet Sportisti i Vitit 2019

Akil Gjakova për herë të dytë radhazi vlerësohet Sportisti i Vitit. Xhudisti ynë pati një tjetër vit të suksesshëm, duke fituar pikë Olimpike, të cilat e mbajnë brenda normës Olimpike Tokio 2020.

Akili gjatë vitit 2019 fitoi medaljen e artë në Grand Prixin e Budapestit, ndërsa suksese shënoi edhe në Top-Mastersin e Qingdaos së Kinës, ku lëndimi ia mohoi medaljen, duke përfunduar në vendin e pestë.

Në vendin e pestë doli edhe në Grand Slamin e Parisit dhe të Bakus.

Fotografia e Kosovo Olympic Committee