11:39 / E Shtunë, 03 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Akili, Laura e Dardani e nisin ditën me fitore në Grand Slamin e Parisit

Tre xhudistët kosovarë, Akil Gjakova, Laura Fazlii dhe Dardan Cena e kanë nisur ditën me fitore në Grand Slamin e Parisit.

Gjakova shënoi fitore me IPPON ndaj turkut, Umalt Demirel në kategorinë deri në 73 kilogramë, shkruan IndeksOnline.

Në kategorinë e njëjtë, Dardan Cena mposhti me waz-ari xhudistin nga Hong Kongu, Hong Nin Mak.

Ndërsa në kategorinë e femrave deri në 63 kg, Laura Fazliu mundi xhudisten franceze, Gaetane Deberdt./IndeksOnline/