Akili mbetet pa medalje në Paris
Akil Gjkaova nuk ka arritur të fitojë medalje në turneun Grand Slam që po zhvillohet në Paris.
Xhudisti ynë e ka humbur mundësinë të stoliset me medaljen e bronztë, pasi në repasazh u mposht me Ippon nga kampioni olimpik, italiani Fabio Basile.
Për të arritur deri në gjysmëfinale Gjakova i fitoi dy lufta, fillimisht e mposhti gjermanin Igor Wandtke e më pas edhe Ferdinand Karapetian.
Më herët Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Nora Gjakova është diskualifikuar nga gjyqtari në luftën e parë.