75 Mall Live Search
17:27 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Akili ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën

Akil Gjakova është ndalur në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit.

Fituesi i vitit të kaluar, u mposht nga Tsogtbaatar Tsend-Ochir, pas shënimit të artë. Akili tani lufton për medaljen e bronztë, në kategorinë -73 kg.

Për të arritur deri në gjysmëfinale Gjakova i fitoi dy lufta, fillimisht e mposhti gjermanin Igor Wandtke e më pas edhe Ferdinand Karapetian.