AKIS kërkon nga MPB të krijojë grupe punese për parandalimin e grabitjeve

Asociacioni Kosovar i Industrisë Private për Siguri (AKIS) ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm, për të reaguar ndaj rasteve të fundit të plaçkitjeve, në të cilat kishte edhe gjuajtje me armë zjarri
Shoqata AKIS, shpreh shqetësimin e saj të thellë mbi ngjarjet e fundit të plaçkitjeve dhe thyerjeve/eksplodimeve në objektet e institucioneve financiare bankare dhe jo bankare, si dhe gjuajtjen me armë zjarri në drejtim të punonjësve të sigurimit dhe zyrtarëve policor.
“Si dukuri shqetësuese, në ngjarjet e fundit, plaçkitësit përveç synimeve për arritjen e qëllimit të tyre të plaçkitjes, kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të shërbyesve të sigurisë, me ç’rast është rrezikuar rëndë jeta e punonjësve të sigurimit dhe zyrtarëve policor”, thuhet në një njoftim të kësaj shoqate..
Kjo shoqata kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Shoqatën e Kompanive të Sigurimit (AKIS), me urgjencë të krijojnë grupe punuese për të punuar mbi masat e nevojshme për parandalimin e ngjarjeve të ngjashme dhe zbardhjen e rasteve të fundit.
:Shoqata AKIS është e gatshme që të jap kontributin e saj në këtë drejtim, me qëllim të parandalimit të këtyre dukurive dhe krijimin e kushteve të sigurisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.