11:17 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

AKK: 14 ndërmarrje kurdisen çmimin e naftës, në Kosovë

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka mbajtur një konferencë shtypi, lidhur me hetimin për çmimin e derivateve të naftës.

Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, ka thënë se kanë hulumtuar 16 ndërmarrje, në Kosovë.

Sipas tij fitimi i ndërmarrjeve ka shkuar deri 124%.

“16 ndërmarrje që operojnë në treg dhe ky hetim ka marrë kohë deri tani dhe ende nuk është përfundimtar, por kemi konstatuar se ndërmarrjet që kanë operuar në treg në periudhën janar- tetor kanë pasur një përfitim 9% ndërsa në muajn nëntor ka shkuar në 60% kurse në dhjetor fitimi ka shkuar në 124% vetëm për produktin naftë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar gjithashtu se i përgjigjen vetëm Kuvendit.

“Ne i përgjigjemi vetëm Kuvendit të Republikës së Kosovë. Hulumtimi i 10 muajve për çmimin e derivateve të naftës, duke u bazuar se kemi pasur një reagim të madh qytetar e mediatik AKK-ja është e obliguar të fillojë procedurën e hetimit”, ka shtuar ai.

E sipas tij sanksioni i AKK-së, është marrja e 10% të fitimit vjetor.

“Këto nuk janë gjetjet përfundimtare. Vendimi përfundimtar do të merret pas një muaji e më pas do të thërrasim ndërmarrjet që të japin sqarimet e tyre. Sanksioni i AKK-së është vendosja e gjobave prej 10% të fitimit vjetor”, ka përfunduar ai.