00:13 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

AKK bleu telefona mobil mbi 4 mijë euro

Me 7 telefona mobil, do të furnizohet Agjencia Kundër Korrupsionit. Kjo është bërë e ditur përmes kontratës së publikuar nga prokurimi.

I njëjti institucion ka hapur tender për blerjen e 7 telefonave mobil, shkruan Indeksonline.

“Eor Group SH.P.K.”, është operatori ekonomik i cili ka fituar tenderin në fjalë për 4 mijë e 444 euro.  

Për të njëjtin tender janë pranuar 4 oferta, derisa vlera e parashikuar ka qenë 5 mijë euro.

Tutje, nuk është bërë e ditur modeli ajo lloji i këtyre telefonave mobil me të cilët do të pajisen punonjësit e këtij instutcioni/Indeksonline/