75 Mall Live Search
10:07 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / MSH

AKK-ja mirëpret shtyrjen e zbatimit të normës tatimore progresive, për pronat komerciale

Është shtyrë për dy vjet afati për zbatimin e normës tatimore progresive, për prona komerciale.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka deklaruar se kjo është bërë falë presionit dhe insistimit të AKK-së, shkruan IndeksOnline.

Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, ministri i Financave, Hekuran Murati, në prezantim të ndarjes buxhetore për vitin 2025, njoftoi se zbatimi i normës tatimore progresive për pronat e paluajtshme komerciale është shtyrë.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, deklaroi se kjo AKK-ja ka lobuar dhe argumentuar se kjo normë është si ngarkesë, ashtu edhe barrë e rëndë për pronarët e pronave të paluajtshme komerciale.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës mirëpret këtë vendim të Qeverisë duke vlerësuar se kërkesa jonë ka qenë e arsyeshme dhe e argumentuar me fakte se kjo është e panevojshme në këtë fazë. Vlen po ashtu të ceket se shumica e komunave të Republikës së Kosovës ia kanë ulur tatimin në pronë qytetarëve për rreth 33 %” deklaroi Ibrahimi.

Ministri Murati dje pohoi se tatimi në fjalë mblidhet dhe u shpërndahet komunave./IndeksOnline/