75 Mall Live Search
10:39 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

AKK-ja s’gjen parregullsi në laboratorët privatë, që i kryejnë testimet serologjike

Autoritetit Kosovar i Konkurrencës nuk ka gjetur ndonjë parregullsi në laboratorët privatë për testimet e virusit SARS CoV 2.

Në një konferencën shtypi, lidhur me monitorimin e çmimeve për testimet për virusin SARS-Cov-2, Muhamet Krasniqi anëtar i Komisionit… theksoi se nga 118 laboratorë të licencuar, bazuar në informatat AKK-ja nuk ka arritur të gjente ndonjë shërbim që bie ndesh me ligjet në fuqi.

“Është një treg që po funksionon mirë, treg i liberalizuar”, tha Krasniqi.

Ndërsa, Rizah Arifi, kryesues i Grupit punës për monitorimin e laboratorëve tha se AKK-ja nuk ka pranuar asnjë ankesë nga qytetarët për ndonjë parregullsi me këtë çështje.