75 Mall Live Search
13:36 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / kutia

Akil Gjakova bën hapin e madh, kalon në çerekfinale

Xhudisiti kosovar, Akil Gjakova është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Ai në rundin e tretë e mposhti xhudistin, Anthony Zingg në kategorinë -73 kilogram, shkruan IndeksOnline

Tashmë ai do të ndeshet për çerekfinale.

Kujtojmë se Akil Gjakova pasi që në raundin e dytë e ka mposhtur izraelitin Ido Levin tani ka fituar edhe ndaj Zingg me IPPON.