Akoma ”enigmë” fati i Depay tek Barcelona, synon transferimin te Atletico

Barcelona ka qenë e bindur se nuk do të ketë punë për ta në merkaton e janarit, përveç një ‘surprize’. Megjithatë spekulimet vazhdojnë të rriten se sulmuesi Memphis Depay mund të largohet nga klubi.
Sulmuesi holandez nuk ka pasur shumë hapësire këtë sezon edhe para se Raphinha dhe Robert Lewandowski të vinin në klub.
Megjithatë, duke folur dje për media, Xavi i tha shtypit se ai nuk ishte në dijeni të një lëvizjeje të mundshme për Memphis, transmeton IndeksOnline.
“Nuk jam takuar me Mateu Alemany për të biseduar për këtë çështje, as me presidentin, të cilin e kam parë, por nuk kemi biseduar për këtë çështje. Unë tashmë thashë një ditë që nëse nuk ndryshojnë skuadrën, unë jam i lumtur. Në parim, nuk ka asnjë lajm që unë di”.
Megjithatë sipas Sport, Memphis mund të jetë në rrugën e largimit. Me Atletico Madrid të etur për të forcuar linjën e tyre sulmuese pas largimit të Matheus Cunha dhe Joao Felix, ata janë të interesuar të sjellin holandezin në Madrid.
Ata thonë se Memphis ka dhënë miratimin e tij për lëvizjen, pasi kërkon më shumë minuta. Negociatat do të nisin në ditët në vijim. /IndeksOnline/