75 Mall Live Search
11:36 / E Diele, 04 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Akoma i zhdukur 23 vjeçari nga Shtimja, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Me datë 02.06. 2023, rreth orës 22:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se është një rast i personit të zhdukur nga Shtimja.

Bëhet fjalë për personin,  AGON HYSEN MISINI i lindur me 12.12.1999, me banim në rrugën “Tahir Sinani”, komuna Shtime.

Ai është i gjatë, 175 cm

Peshon, 125 kg

Sy kafe

Flokë të zeza

Ka pak mjekërr

Kishte të veshura:  xhaketë hiri, bluzë të bardhë, pantollona dhe këpucë të zeza.

Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, janë në kërkim të personit të zhdukur.

Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve .

Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me të zhdukurin, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital” Lajmëro Policinë”