10:40 / E Hënë, 29 Maj 2023 / AR

Akoma merret me muzikë/ Genc Prelvukaj: Nuk qëndron lakmia ndaj gjërave materiale!

Njëri nga këngëtarët i cili numëron hite të mëdha është edhe Genc Prelvkaj.

Me anë të një postimi në “Instastory” ai ka treguar se pse po vazhdon të merret me muzikë, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se nuk është lakmia ndaj gjërave materiale por mundësia që i jep në shkencë ka bërë që të vazhdon me këtë profesion.

Gjithashtu ka shtuar se çdo këngë që ka publikuar nuk ka për synim konkurrencën apo të domino në treg, por qenka diçka më shpirtërore.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Shkaku pse viteve te fundit vazhdoj te merrem me muzike, qendron jo te lakmia ndaj gjerave materiale, por tek mundesia qe me jep ne shkence. Te mirat qe gjenerohen prej saj, me ndihmojne ne kerkime arkivore, studime ne teren, qetesi ne pune dhe ne sigurimin e literatures se nevojshme. Prandaj, cdo kenge e publikuar prej meje, nuk nenkupton me nje deshire konkuruese, apo synim per te dominuar ne treg, por dicka me shpirterore, rrjedhimisht nje ambicie me te vlefshme”, shkroi artisti./Indeksonline/