21:49 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Akoma pa u shpallur rezultatet përfundimtare, LSDM nis festën

Akoma pa u shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, para selisë së LSDM-së ka filluar festa.

Simpatizantët e kësaj partie  me daulle po hedhin valle, kështu festojnë fitoren e Stevo Pendarovskit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë Veriore.         

Nga më shumë se 92 për qind të votave të numëruara, Pendarovski ka fituar 52.12 për qind të votave derisa kandidatja e pavarur nga VMMRO-DPMNE Gordana Siljanoska-Davkova ka fituar 44.30 për qind.