75 Mall Live Search
11:38 / E Diele, 10 Prill 2022 / MSH

Akoma s’e ka ditëlindjen, Geek e llaston Dafinën me bizhuteri plot diamanta!

Të enjten, më 14 prill, Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e saj të 33-të.

Artistja qysh tani ka filluar të marrë dhurata nga miqtë dhe të afërmit e saj, përfshirë dhe nga i dashuri, DJ Geek.

Dafina ka publikuar në “Insta-Story” dhuratat që ka marrë nga Geek, e që përfshijnë vathë, unaza e byzylykë plot diamanta.

“Zemër. Ditëlindja ime është të enjten. S’mund t’i them jo një dhurate të hershme. Por wow, ti e more seriozisht. Të dua” ka shkruar ajo në Instagram.

Çifti janë duke e perjetuar shumë mirë romancën e tyre, me Dafinën që po punon shumë dhe Geek që gjithmonë po gjendet përkrah saj./Indeksoline/