Akon nuk përmbahet, e gjuan me shuplakë truprojen e tij

Akon e qëlloi në kokë rojen e sigurisë para fansave gjatë një shfaqjeje këtë javë në Rusi.
Akon, i cili sapo performoi dy koncerte, po këndonte hitin e vitit 2009 “Sexy Chick” kur kërceu nga skena dhe u ngjit mbi supet e rojes, transmeton Indeksonline.
Pastaj ai vazhdoi ta godiste burrin me pëllëmbën e dorës në ballë.
Përdoruesit e Reddit i quajtën veprimet e tij ‘çnjerëzore dhe mungesë respekti’ pasi klipi u shpërnda në rrjetet sociale. /Indeksonline/
