75 Mall Live Search
15:56 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Akordohet 11-metërsh pasi e kapi topin lojtari që ishte pas portave, kjo është penalltia më e çuditshme që keni parë

Ndeshja mes Holstein Kiel dhe Bochum në Bundesligën e dytë gjermane, përfundoi me fitoren 2-1 të ekipit vendas.

Megjithatë një episod i ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes, ka filluar të bëjë xhiron e internetit. Në minutën e 36’, lojtari i Bochum, Ganvula gjatë një aksioni e gjuan topin larg portës. Por, topi nuk del jashtë, pasi atë e ndalon një lojtarët e Holstein, i cili ndodhej pas portave duke kryer nxehjen.

Për këtë episod, arbitri u detyrua të shikojë VAR-in, dhe më pas vendosi të akordojë 11-metërsh, pasi lojtari Eberuin e kishte ndaluar topin të dilte jashtë vijave. Nga pika e bardhë e penalltisë, Ganvula u tregua i saktë duke shënuar për skuadrën e tij, të cilët gjithsesi u mposhtën.

Menjëherë kjo video ka filluar të bëjë xhiron e botës, pasi një rast i tillë nuk ishte parë asnjëherë më parë.