75 Mall Live Search
12:34 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / OSH

AKP e merr në menaxhim ndërrmarrjen AgroKosova Holding, pronari: Na dëbuan dhunshëm

Pronari i “AgroKosova Holding”, Aziz Tafaj dhe avokatët e kësaj ndërrmarrjeje janë larguar nga objekti që kundërshtuan për disa orë.

Tafaj para mediave tha se janë larguar dhunshëm nga prona private.

Sipas tij, vendimi i AKP-së është i paligjishëm.

“Ne nuk e lëshuam objektin, na kanë dëbuar me dhunë. Prona është private, është uzurpu, tash këta janë uzurpatorë. Pa një vendim gjyqi, pa asnjë dokument valid janë duke e marrë. Edhe Policia e Kosovës nuk ka pasur urdhër për ekzekutim të një urdhëri, edhe Policia është qit në lajthitje që po zbaton një vendim që nuk e obligon Policinë e Kosovë. Hapat ligjorë ne do t’i ndërrmarim”, tha ai.

Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka marrë vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish-Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”).

Sipas AKP-së, “AgroKosova” dështoi të realizonte investimet e zotuara në ndërmarrjen e privatizuar nga shteti 14 vjet më parë.

NSH “NBI Suhareka/Agrokosova Holding” është privatizuar më 27 gusht 2007 nga blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI” përmes metodës së “spin off”-it special në valën e 19-të të shitjes në vlerë prej 4,175,999.00 euro.