AKP has në rezistencë të ndërmarrjes AgroKosova, pritet ndërhyrja e policisë

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë vendim për tërheqjen e aksioneve dhe vënien nën administrim të drejtpërdrejtë të ndërmarrjes AgroKosova Holding, apo ish ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”.
Kurse, nga ndërrmarrja AgroKosova Holding kanë kundërshtuar ta lirojnë objektin, shkruan IndeksOnline.
Dy palët kanë pasur përplasje me fjalë.
Në këtë takim ka qenë të pranishëm edhe një numër i madh pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Pronari dhe avokati i kësaj ndërrmarrjeje kanë kërkuar bazën ligjore të AKP-së për këtë veprim por nga AKP kanë thënë se “duhet të lëshoni sallën”.
“Do të përballeni me ligjin”, tha avokatja e AgroKosova Holding./IndeksOnline/