75 Mall Live Search
13:40 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / mp

AKP-ja hap ofertat e shitjes përmes likuidimit, 98 prona në gjithë Kosovën

Agjencia Kosovare e Privatizimit mbajti ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjes përmes likuidimit, ku janë përfshirë 98 prona në gjithë Kosovën.

Toka në Busi kishte 11 oferta, çmimi prej 5 mijë e 754 ishte oferta e parë, kurse të tjerët kanë ofertuar 6 mijë 50 euro, 6 mijë e 666 euro, 7 mijë e 310 euro, 5 mijë e 885 euro, 11 mijë e 682 euro, 8 mijëe 888 euro dhe 13 mijë 350 euro.

Njësia numër 21 toka në fshatin Busi kishte dy ofertues: ofertuesi i parë ka ofruar 73 mijë e 100 euro, kurse ofertuesi i dytë ka ofruar 93 mijë e 269 euro.

Tokë bujqësore në Prishtinë ka pasur gjashtë oferta, ajo më e larta ka qenë 305 mijë e 555 euro.

Kurse ofertuesit e tjerë kanë ofruar 277 mijë 999 euro, 231 mijë e 250 euro, 250 mijë e 10 euro, 255 mijë e 555 euro dhe 244 mijë e 444 euro.