75 Mall Live Search
13:13 / E Premte, 22 Nëntor 2024 / S Z

AKP-ja së bashku me policinë aksion në veri, largohet inventari i postës së Serbisë

Agjencia Kosovare e Privatizimit është duke realizuar një aksion së bashku me Policinë e Kosovës, në rrugën “Kral Petri” në veri të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Nga dega e mbyllur e postës së Serbisë, e cila gjendet në objektin e diamantit të kuq në pjesën veriore të Mitrovicës, zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë nxjerrë paraditen e sotme inventarin e mbetur.