75 Mall Live Search
11:38 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / mp

AKP-ja shet 77 asete: toka bujqësore, parcela ndërtimore, objekte afariste, depo…

Agjencia Kosovare e Privatizimit hapi ofertat e shitjeve përmes likuidimit të 77 aseteve në pjesë të ndryshme të Kosovës: toka bujqësore, parcela ndërtimore, objekte afariste, depo si dhe asete të luajtshme.

Për të rritur transparencën dhe mbështetjen për investitorët, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka bërë publike edhe çmimet orientuese për asetet që janë në shitje, duke iu dhënë ofertuesve një orientim i qartë për vlerën e aseteve.

Siç thonë në këtë agjenci, synohet që procesi i ofertimit të bëhet më i lehtë, më i hapur dhe më konkurrues.

Pranimi i ofertave po bëhet në sallën e konferencave në Hotelin “Grand”, në Prishtinë nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Ndërsa hapja e ofertave do të fillojë në orën 12:30.