75 Mall Live Search
16:25 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

AKP ka një njoftim me rëndësi për shitjen e aseteve

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se pas situatës së krijuar së fundmi në vend, në përballje me pandeminë globale Covid-19, ka marrë vendim që të zgjatet afati i pagesave që janë në proces nga shitjet e aseteve dhe qiradhëniet për 90 ditë kalendarike.

Njoftimi i plotë i AKP-së:

Agjencia Kosovare e Privatizimit, në përgjigje të situatës së krijuar për shkak të pandemisë globale nga COVID 19 dhe duke ju bashkangjitur veprimeve e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës në menaxhim të situatës së krijuar, njofton opinionin publik se Bordi i Drejtorëve ka marrë vendim për zgjatjen e afatit të të gjitha pagesave që janë në proces nga shitjet e aseteve dhe qiradhëniet për 90 ditë kalendarike, duke filluar nga data 24 Mars 2020.