75 Mall Live Search
14:43 / E Martë, 15 Prill 2025 / mp

AKP mban ceremonin e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit, nesër, datë 16.04.2025 mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 71 (ShAL 71), ku janë përfshirë 70 asete të shpërndara në të gjithë Kosovën, si toka bujqësore, parcela ndërtimore, objekte afariste, depo si dhe asete të luajtshme. Për të rritur transparencën dhe mbështetjen për investitorët, AKP ka bërë publike për herë të parë çmimet orientuese për asetet që janë në shitje këtë here, me çka u është dhënë ofertuesve një orientim i qartë për vlerën e aseteve, duke e bërë procesin e ofertimit më të lehtë, më të hapur dhe më konkurrues.

Pranimi i ofertave do të bëhet në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Ndërsa hapja e ofertave do të filloj në orën 12:30.

Mediat janë të ftuara ta ndjekin gjithë ceremoninë e pranimit, hapjes së ofertave dhe shpalljes së çmimeve më të larta.