AKP-ja merr vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit
Bordi i drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.
Në këtë mbledhje Bordi i drejtorëve miratoi, pas shqyrtimit, raportin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% të punëtorëve për 2 ndërmarrje shoqërore; NSH qendra llogaritare elektronike “Gani Qavdervasha”, në Prishtinë dhe NSH OLT “Osjek” Rahovec.
Në këtë takim Bordi… diskutoi edhe një sërë veprimesh që ndërlidhen me mandatin e Agjencisë…, procedurat dhe veprimet e tjera lidhur me çështjet e privatizimit dhe likuidimit të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.