75 Mall Live Search
13:49 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

AKP-ja miraton transaksionet nga shitja e aseteve në likuidim, SHAL-i 53

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt, ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Në këtë takim drejtori menaxhues i  AKP-së, Valon Tolaj,  në kuadër të raportimit lidhur me zhvillimet dhe aktivitetet e AKP-së, informoi bordin gjithashtu për arritjet kryesore  të  AKP-së gjatë vitit 2019, performancën e rritur të AKP-së si në aspektin financiar ashtu edhe administrativë.

Në këtë mbledhje Bordi i drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi  transaksionet nga shitja e aseteve në likuidim, SHAL 53.