16:42 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

AKP mori disa vendime për procesin e privatizimit

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Gjatë kësaj mbledhje Menaxhmenti raportoi para Bordit të Drejtorëve për aktivitetet e fundit të Agjencisë, ku mes tjerash shqyrtoi dhe miratoi transaksionet nga Shitja e Aseteve në Likuidim SHAL  46. Gjithashtu Bordi shqyrtoi edhe Raportet rekomanduese të Njësisë për Negocim Direkt dhe miratoi Raportet përfundimtare për disa kërkesa nga palët e ndryshme në përputhje me procedurat ligjore.

Bordi shqyrtoi dhe e miratoi Raportin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% të punëtorëve e disa ndërmarrjeve shoqërore; Peja Tursit – Pejë, Kooperimi- Pejë, SH.A.M Semafori – Prishtinë dhe Komogllava – Ferizaj, si dhe miratoi Raportet për një numër të qiradhënieve të pronave shoqërore.