75 Mall Live Search
11:05 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

AKP shënon rritje të përformancës në procesin e likuidimit

Agjencia Kosovare e Privatizmit ka bërë të ditur numrin e likuidimit të Ndërmarrjeve Shoqërore për vitin 2017.

Sipas këtij institucioni numri total i NSH-ve për të cilat ka filluar procesi i likuidimit është 513.

Gjatë periudhës raportuese janë dorëzuar 997 kërkesa kreditore, përderisa janë shqyrtuar dhe dërguar 987 vendime tek pretenduesit, që paraqet sukses të konsiderueshëm krahasuar me vitet paraprake;

Vetëm këtë vit janë aprovuar nga Bordi i Drejtorëve 41 Raporte të Shpërndarjes përfundimtare për kreditorët e NSh-ve në likuidim;

Kjo shifër paraqet ¼ e të gjitha raporteve të aprovuara deri më tani nga Bordi prej fillimit të likuidimit;

Numri i NSh-ve të mbyllura sipas aktvendimeve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) për këtë vit është 5 NSh, ndërsa në total janë 17 aktvendime

Në total që nga fillimi i likuidimit, deri më tani janë kryer pagesa për kreditorë në shumë 24.2 milionë euro dhe nga këto shpërndarje deri më tani kanë përfituar rreth 13,000 kreditorë të ndryshëm.

Autoritetet e Likuidimit kanë lëshuar 90 mijë e 526 vendime për pretendues të ndryshëm./Indeksonline/