19:51 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

AKP shpall shitjen e 123 aseteve të ndërmarrjeve përmes likudimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.38.

Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 38 përmban 123 asete/njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në muajin tetor 2017, AKP ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më datën 06 dhjetor 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Më poshtë gjeni listën e Aseteve në Likuidim – 38:

Subjektet/njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Data e Dorëzimit dhe Hapjes së Ofertave është me: 06.12.2017

Njësia nr.01: Agrokultura Toka në Malishevë (Lot C) – ofron për shitje tokën bujqësore në sipërfaqe të përgjithshme prej 24334m² (2ha 43ari 34m²), në ZK dhe në afërsi të  fshatit Malishevë të Komunës së Gjilanit.

Toka e ofruar për shitje është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 15,000) Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH IKB MLADOST Fi-670/89,KB Gjilan,OP Mladost Fi-106/78, JUKO-MLADOST SHA PP Fi-1865/96

Njësia nr.02: Pasuria Bujqësore Toka në Prelez të Muhaxherve (Lot A) – ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 14916m² (1ha 49ari 16m²), në ZK dhe në  afërsi të fshatit Prelez të Muhaxherve në Komunën e Ferizajt, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 10,000).

Njësia nr.03: Pasuria Bujqësore Toka në Prelez të Jerlive (Lot B) – ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 8781m² (87ari 81m²), në ZK dhe në afërsi  të fshatit Prelez i Jerlive në Komunën e Ferizajt, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Njësia nr.04: Pasuria Bujqësore Toka në Rahovicë (Lot F) – ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 67353m² (6ha 73ari 53m²), në ZK dhe në afërsi të  fshatit Rahovicë në Komunën e Ferizajt, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 25,000)

Njësia nr.05: Pasuria Bujqësore Toka në Rahovicë (Lot G) – ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 92717m² (9ha 27ari 17m²), në ZK dhe në afërsi të  fshatit Rahovicë në Komunën e Ferizajt, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 30,000)

Njësia nr.06: Pasuria Bujqësore Toka në Sojevë (Lot B) – ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 24580m² (2ha 45ari 80m²), në ZK dhe në afërsi të   fshatit Sojevë në Komunën e Ferizajt, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 15,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh „Pasuria Bujqësore“ Ferizaj Fi-650/89

Njësia nr.07: Agromorava Toka në Sllatinë të Poshtme (Lot C) – ofron për shitje tokën në sipërfaqe prej 35887m² (3ha 58ari 87m²), në ZK dhe në afërsi të fshatit Sllatinë të  Poshtme, në Komunë të Vitisë. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste. (Depozita e ofertës: € 17,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: P.I.P.P.Agromorava Fi-229/89

Njësia nr.08: NSh Tregtia Lokali në Ferizaj – ofron për shitje lokalin i cili sipas matjeve në terren është në sipërfaqe prej 90.72m². Lokali ndodhet në rrugën Marie Shllaku, pn, në qendrën e qytetit të Ferizajt. Lokali është i përshtatshëm për veprimtari tregtare. (Depozita e ofertës: € 14,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: DTP “Trgopromet” (Fi-612/89)

Njësia nr.09: Qëndresa Shitorja në Tuxhevcë – ofron për shitje lokalin i cili sipas Listës së Aseteve ka sipërfaqe prej 99m², ndërsa sipas matjeve në terren është në sipërfaqe prej 91.3m². Lokali ndodhet në fshatin Tuxhevc  në komunën e Kamenicës. Lokali është i përshtatshëm për veprimtari tregtare. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: DP “Morava” Kamenica (Fi-711/89)

Njësia nr.10: Pasuria Bujqësore Toka në Pojatë (Lot C) – ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 17351m² (1ha 73ari 51m²), në ZK dhe fshatin Pojatë, Komuna e Ferizajt, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 10,000)