75 Mall Live Search
14:42 / E Premte, 16 Shtator 2022 / L K

AKP shpall shitjen e aseteve në likuidim – SHAL 59

Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall Shitjen e Aseteve me Likuidim SHAL 59, e cila përfshinë një numër prej 31 asetesh atraktive në të gjitha rajonet e vendit.


Në rajonin e Prizrenit, në komunën e Prizrenit, Rahovecit dhe Dragashit, ofrohet numri më i madh i pronave për shitje, përkatësisht parcela tokë mesipërfaqe të ndryshme (deri në pesë hektarë), si dhe lokale të sipërfaqeve të ndryshme të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive biznesore.


Në rajonin e Pejës kjo shitje ofron për tenderim 9 asete të parcelave bujqësore (me sipërfaqe të mëdha deri në tetë hektarë) me potencial zhvillimi agro-industrial të shtrira në komunat e Gjakovës, Klinës dhe Istogut.

Lokale me sipërfaqe të ndryshme ofrohen në qytetin e Mitrovicës, përkatësisht 6 lokale të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive afariste.

Në rajonin e Prishtinës ofrohen 3 asete, ku përfshihen një lokal në qytetin e Prishtinës, në lagjen Dardania me sipërfaqe prej 116 m 2 , asetet e Gurëthyesit në Gadime, përkatësisht zyra dhe objekti i depove në sipërfaqe prej mbi 260 m 2 si dhe toka me sipërfaqe prej 4350m 2 në Pakashticë të Epërme.


Shpallja publike për Shitjen e Aseteve 59 është bërë sot me 16 shtator 2022, ndërsa dorëzimi i ofertave
për asetet e ofruara në këtë shitje bëhet me datë 5 tetor 2022, në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand” në Prishtinë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.


Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të hollësishme si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e fruara për shitje duke kontaktuar AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Tel: + 383 (0) 38 500 400, lok. 1090 apo 2059
e-mail: shitja@pak-ks.org / sales@pak-ks.org

www.pak-ks.org