17:28 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

AKR deklarohet për arrestimin e Sabit Pacollit

Pas publikimit të lajmit për arrestimin e ish-zyrtarit të AKR-së, ka reaguar kjo e fundit.

Përmes një komunikate për media, ata kanë sqaruar se Sabit Pacolli nuk është pjesë e strukturave dhe as e anëtarësisë së AKR-së që nga data 18 korrik 2017.

Sipas tyre, me këtë datë, Pacolli kishte dhënë dorëheqje nga AKR dhe të gjitha funksionet brenda partisë dhe anëtarësisë së saj, transmeton Indeksonline.

 Kjo është deklarata e tyre:

Pas publikimit të disa shkrimeve në media lidhur me arrestimin e z.Sabit Pacolli, në Suedi, Aleanca Kosova e Re dëshrion ta sqarojë opinionin publik dhe mediat se z.Sabit Pacolli, nuk është pjesë e strukturave dhe as e anëtarësisë së AKR-së që nga data 18.07.2017.

Në korrik të këtij viti, z.Sabit Pacolli kishte dhënë dorëheqje nga Aleanca Kosova e Re dhe të gjitha funksionet brenda partisë dhe anëtarësisë së saj. Kjo letër e dorëheqjes së tij ishte publikuar në të gjitha mediat vendore dhe në rrjetet sociale nga z.Sabit Pacolli.

Aleanca Kosova e Re kërkon nga mediat që të jenë korrekte me opinionin dhe që lajmet e publikuara të verifikohen konform standardeve dhe etikës së gazetarisë.